Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia bën të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.