Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në burgun e Dubravës.
Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari e ka sulmuar viktimën ( të dy të burgosur dhe në vuajtje të dënimit).
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Qendra Korrektuese Dubravë 27.03.2023-12:15. Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori”, njofton policia.