Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë përfshirë në një rrahje në fshatin Shalë të Lipjanit.
Për këtë rast policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Fsh. Shalë, Lipjan 03.10.2020 – 11:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.