Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku dyshohet se një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i lënduar.
Kështu thanë lexues të Gazetës Express, të cilët kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes.
Madje në disa fotografi shihen edhe njolla gjaku nëpër rrugë.
Në videon e mëposhtme shihen disa persona duke u rrahur mes vete, ku në mesin e tyre ishte edhe një vajzë.