Një person në Ferizaj është arrestuar nga Policia.
I njëjti dyshohet se si pasojë e një konflikti të mëhershëm kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
“Rr. Liman Reka, Ferizaj 05.01.2022-19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një konflikti të më hershëm, kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online