Policia ka raportuar për dy rrahje që kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme. PK njofton se në këto dy raste të ndara ka arrestuar dy persona.
Rasti i parë është raportuar se ka ndodhur më 16 dhjetor në Drenas, ku një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Drenas 16.12.2022 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është arrestuar pasi është përfshirë në një rrahje me një burrë.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR / Prishtinë 20.12.2022 – 23:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është përfshirë në rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima për shkak të lëndimit iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.