Rrahje në Deçan, arrestohen katër persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, meqenëse janë rrahur mes vete.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
“Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar. Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.