Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Gramaqel të Deçanit ka ndodhur një rrahje në mes nëntë personave.
Sipas Policisë në këtë rrahje janë përdorë mjete të forta, thika dhe dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.
Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.