Katër persona janë rrahur mes vete të hënën në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas njoftimit, deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin këta persona.
Policia ka treguar se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./FrontOnline/