Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në rrugën “ Zenel Salihu” në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj rrahje një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në rrugën “ Zenel Salihu” në Prishtinë . Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes”, ka thënë Borovci.
Sipas Borovcit, personi i lënduar është duke marrë tretman mjekësor.
“Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor”, ka thënë ai.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast./FrontOnline/