Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një rrahje mes disa personave dje në Podujevë.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një karikator me një fishek.
Njoftimi i plotë i policisë:
Podujevë 31.10.2020 – 01:25. Ka ndodhë një rrahje mes disa personave ku si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj Kos. kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një karikator me një fishek. Rasti është duke u hetuar