Një tjetër rast i rrahjes ka ndodhur në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.Në këtë përleshje janë përfshirë tetë persona, derisa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rr. “Xhemajl Mustafa”, Podujevë 29.10.2020-10:22. Raportohet për një përleshje fizike në mes të tetë personave meshkuj kosovarë (të mitur). Si pasojë e përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit një dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës”.