Një përleshje masive është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë, ku të përfshirë ishin meshkuj e femra.
Policia në raportin 24 orësh bën me dije se të arrestuar kanë përfunduar tetë persona, katër meshkuj e katër femra.
Deri tek përleshja raportohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje mes vete.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.