Një rast i rrahjes është raportuar nga Policia e Kosovës, që ka ndodhur në Deçan.
Shtatë persona janë rrahur mes vete në rrugën “Haki Povataj”. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se pesë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, e dy janë liruar.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.