Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.
Nga tetë të dyshuarit, shtatë prej tyre sot do të dalin para gjykatës, ndërsa tjetri person i dyshuar për këtë rast është i mitur.
Lajmine ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi ka thënë se seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe të njëjtit do të dalin para gjykatës në Graçanicë, meqenëse rasti është kryer në atë komunë.
“Po sit të dyshuarit do të dalin para Gjykatës. Seanca dëgjimore do të mbahet pranë degës së Gjykatës në Graçanicë, pasi atje është kryer vepra. Ajo do të fillojë nga ora 10:30”, ka thënë ajo për Express.
Në ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë, dje ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.
Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Nenad Rashiq dje në një konferencë për media ka treguar se djali i tij, Nikolla Rashiq është sulmuar nga një grup i të rinjve me shufra të hekurta.
Ai ka thënë se djali i tij ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku i janë thyer tre dhëmbë si dhe ka pasur gjakderdhje të madhe.