Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur në fshatin Lebushë të Deçanit.
Personat e lënduar sipas raportit 24 orësh të Policisë, kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Lebushë, Deçan 28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt./Front Online