Një femër dhe një mashkull në Fushë Kosovë si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë 29.09.2022-20:14. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare. Si pasojë e përleshjes të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Front Online