Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar familjar mes vete të cilët për shkak të një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas Policisë, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ferizaj 19.09.2022 – 17:45. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përlesh mes veti dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Front Online