Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë.
Të njëjtit si pasojë e një zënkë të mëhershme janë përleshur mes vete.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPORË
Rr. Nëna Terezë, Pejë 10.03.2023 – 07:28. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një zënke të më hershme ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dystë është liruar në procedurë të rregullt.