Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra dhe një mashkull në Prishtinë.
Kjo, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e kësaj që të tre kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 29.09.2022 – 21:45. Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes tyre. Të lënduarit kishin pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online