Policia e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona në Prizren, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.
Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr.Hamit Bojniku, Prizren 17.11.2022 – 23:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online