Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës, kjo për shkak të kujdesit ndaj prindërve.
Vullneti ka thënë se duhet treguar kujdesin për prindërit, përtej fjalëve.
“Përtej fjalëve, na tregoni se si kujdeseni për prindërit tuaj. Përtej lotëve dhe fjalëve, na tregoni histori”, është shprehur ai.
E pas një debati goxha të gjatë, Rovena ka shpërthyer në lot, përcjell Klankosova.tv.
“U bëre ti për prindërit e mi, si mund të flasësh për prindërit e mi, trup të të vije”, është shprehur Rovena, teksa është larguar nga vendi ku po qëndronte.