Bukuroshja britanike Rosie Roff, ka qenë një nga modelet më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar për vite me radhë dhe asaj i pëlqen të tregojë format e saj trupore në llogarinë e saj në Instagram. Falë trupit të saj, Rosie Roff bëri shpejt një karrierë për t’u patur zili si modele dhe u bë e famshme në kopertinat e revistave për meshkuj, si “FHM” dhe “Maxim”, transmeton FrontOnline.
Disa vjet më parë, shumë komentuan se kjo vajzë do të trashëgojë famën e Kelly Brook, e cila ka qenë një nga modelet më të famshme britanike për më shumë se një dekadë. Sot, Rosie ka më shumë ndjekës në Instagram sesa Kelly. Modelja, aktorja britanike dhe, siç quhet “perëndesha e Instagramit”, u shpall një nga femrat më seksi në botë nga FHM në vitin 2011. Sot, ajo ka 1.5 milion ndjekës në Instagram dhe kryesisht punon si modele Instagrami. Ajo shpesh poston foto më shumë sesa provokuese, kështu që ndjekësit e saj kanë frikë se mos e ndalojnë në këtë rrjet social.
Kur u pyet në një intervistë se cila është gjëja më e keqe që një mashkull mund të bëjë në një takim të parë, ajo tha: “Të jesh i vrazhdë me stafin. Është shumë tërheqëse kur sheh një mashkull që trajton njerëz dhe në situata të ndryshme me shumë besim dhe mirësi. Kjo tregon më shumë për të sesa ajo që thotë ose bën në vetë takimin”./FrontOnline/