Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Ronela Hajati në “Eurovision 2022”.
Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën e titulluar “Sekret”, shkruan lajmi.net.
Ronela para pak minutash ka postuar disa imazhe ku edhe krah tyre ka bërë një dedikim prekës.
Ajo ka treguar se është përgjegjësi e madhe e madhe të punohet për realizimin e “Eurovision”.
Këngëtarja ka treguar edhe për punën që ajo po e bën vetëm që muzika e saj të dëgjohet në tërë botën.
Ndryshe ajo sqaroi se ka lënë shumë projekte pezull vetëm që të përkushtohet në përfaqësimin e saj në “Eurovision 2022”.
Përtej kësaj ajo në imazhin e fundit shfaqet e përlotur dhe sqaroi se është duke kaluar momente delikate.
Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
Kujtojmë se “Eurovision 2022” mbahet në Torino në Itali, dhe Shqipëria performonë e para në gjysëmfinalen e natës së parë.