Ronela Hajati është këngëtarja e njohur shqiptare.
Ajo është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë sivjet në “Eurovision”.
Sot përmes një “InstaStory” këngëtarja ka treguar se ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen.
“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, ka shkruar këngëtarja krah postimit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Ronela Hajati ka bërë hapjen e koncertit të Malumës në Tiranë./Lajmi.net