Mbrëmë (e hënë) ka nisur edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH me shumë artistë të njohur e të rinj pjesëmarrës.
Por, fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës”, Ronela Hajati nuk u ftua këtë vit të performonte këngën “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja u shpreh e revoltuar duke thënë që mospërfshirja e saj në këtë edicion nuk e heq dot suksesin që kënga ka arritur.
Tutje në shkrim, Ronela e cila nuk u përfshi as në siglat e festivalit e quajti prouksionin ‘drejtim mediokër me veprime skuthe’ duke thënë se ndjen neveri për veprimet e tyre.
Më poshtë postimi i plotë i Ronela Hajatit:
Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën. Po, unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet. “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë! Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzzuar për këtë nuk mund të jem! RTSH drejtim mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye! Të t’ju shaj? Kurrë! Nuk ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjell! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë”./Telegrafi/