Ronela Hajati ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja në Eurovision 2022.
Mëgjithëse u komentua shumë mbi veshjen, performancën, korografinë e saj pasi nuk u kualifikua në festivalin europian, këngëtarja sërish duket se ka kujtime të bukura nga kompeticioni.
Ronela është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa foto që nuk i kishim parë më herët nga pjesëmarrja e saj.
Mes tyre ajo ka ndarë edhe një foto ku shihet në shtrat duke qarë.