Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka bërë hapjen e natës së parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”.
Ajo ka performuar “Sekret”, gjersa u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u duartrokit në masë të madhe.
Pas interpretimit, artistja ka bërë një reagim në rrjete sociale teksa ka shpërndarë një video me ndjekësit.
Hajati ndihet mjaft e lumtur dhe fton të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë të votojnë, pasi atyre në Shqipëri nuk iu lejohet votimi.
“Jemi live nga Torino. Prisni sa të hapen dritat. Kurrë në jetën time nuk kam pasur më shumë emocione se sa sot. Shqipëri, Shqipëri. Mos harroni të votoni. Kur të hapet linjat vetëm 01. Shqipëri deri në vdekje”, u shpreh Hajati.
“Na votoni sot kur të hapet momenti për të votuar. Shqiptarët të gjithë që janë jashtë”, ka thënë më tej ajo ku shfaqet duke mbajtur në dorë flamurin kombëtar.
Nga 17 vende të cilat performojnë, 10 prej tyre do të shkojnë në natën finale të së shtunës (14 maj)