Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, që një kohë të gjatë ka qenë duke punuar për këngë të reja.
Ajo e ka dëshmuar herë pas here me postimet që ka shpërndarë nëpër rrjete sociale, pavarësisht angazhimeve të tjera me koncerte jashtë trojeve shqiptare.
Së fundmi në Instagram, 33-vjeçarja ka publikuar disa foto e video për të treguar pak nga puna e ato që do të vijnë së shpejti.
“Shkoni në të majtë që ta kuptosh sa interesante është jeta ime. Në këta muajt e fundit jeta ime ka qenë vetëm duke punuar. Kam shumë projekte interesant dhe muzikë që të ndajë me juve”, u shpreh ajo.