Këngëtarja ka treguar se po vazhdon përgatitjet në mënyrë që të bëjë një përfaqësim sa më të denjë në festivalin europian.
Ronela Hajati sot (e enjte) ka ndarë një postim teksa ka dhënë detaje për këngën “Sekret”.
Artistja shqiptare ka zgjedhur disa momente gjatë përgatitjeve për xhirime gjithashtu edhe pamje nga prapaskenat.
32 vjeçarja njoftoi fansat dhe publikun se në fillimin e muajit të ardhshëm, pra muajit mars, projekti muzikor do finalizohet.
“SEKRET” eshte kenga ime perfaqesuese ne Eurovision kete vit! Ne 5 dite xhirime me nje staf te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale do te sjellim ditet e para te marsit ne jete videon e kenges sipas vizionit dhe deshires sime dhe te gjitheve qe i kane kushtuar mbi nje muaj kohe pergatitjes per kete projekt . Duke xhiruar ne disa nga lokacionet me te bukura te Shqiperise “SEKRET” do jete nje perralle! Une mezi po e pres!”, ka shkruar kantautorja e hiteve të shumta.
Theksojmë se, Eurovisioni i vitit 2022 do të nis me 10 maj dhe do përfundoi me datën 14 po të këtij muaji.
Ndryshe, Shqipërinë vitin e kaluar e ka përfaqësuar Anxhela Peristeri me projektin muzikor “Karma” e cila zuri vendin e 21-të.