Sonte është mbajtur Festivali i Këngës së RTSH-së.
Shumë artistë shqiptarë kanë marrë pjesë, shkruan lajmi.net.
Por dy favoritët e këtij festivali ishin Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.
Ronela Hajati ka rrëmbyer cmimin e parë dhe është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së.
Ronela mori pjesë me këngë ‘Sekret’ dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision në 2022.
Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësuar nga Anxhela Peristeri.