Mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Albania”, është zhvilluar një dasëm.
Dasma u zhvillua tradicionale, ku nusja dhe dhëndrri ishin Kiara dhe Luizi.
Të veshur me vello e kostum elegant, dasma ishte ndër më të komentuar ndonjëherë.
E në dasmën e organizuar shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.
Kjo puthje është bërë virale dhe është ndër më të shpërndarat në rrjete sociale.
Këtë moment e ka komentuar edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila duket se ka qenë e emocionuar po ashtu.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, u shpreh ajo.