Cristiano Ronaldo u pa i nervozuar pas ndeshjes kundër Genoas, por tani pranë gruas së tij, ai duket se e ka harruar zemërimin e tij.
Sulmuesi portugez po punon shumë për formën e tij, kështu që në stërvitje në palestër po punon me të dashurën e tij, shkruan FrontOnline.
Në një fotografi të publikuar në “Instagram”, ai shihet i buzëqeshur me Georgina Rodriguezin, e cila duket se është “shërim” për nervozizmin e portugezit.
https://www.instagram.com/p/CNkAc_QgjdU/?utm_source=ig_embed
Vëmendje të madhe në këtë fotografi mori Georgina, e cila është në formë të jashtëzakonshme, derisa linjat e saj trupore janë brilante.
Me të në palestër, Ronaldo ka motivim edhe më të madh për t’u stërvitur./FrontOnline/