×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo mund të rikthehet në Evropë, e duan klubet nga Premierliga e nga Ligue 1

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Cristiano Ronaldo mund ta bëjë një rikthim sensacional në futbollin evropian gjatë verës që vjen.

    Veterani portugez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Al Nassr dhe nuk dihet ende nëse do të vazhdojë eksperiencën në Arabinë Saudite apo jo.

    Muajin tjetër, “CR7” do t’i mbushë 40 vjet, por nuk ka shenja të plakjes e as të pensionimit eventual nga futbolli.

    Përkundrazi, ai po vazhdon të shënojë gola me ekipin e tij në Saudi Pro League dhe ai e ka ndërmend të vazhdojë me ritëm të njëjtë.

    Ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit do t’i skadojë kontrata në verë dhe flitet se mund ta vazhdojë atë, ndërsa atë e do edhe klubi tjetër saudit, Al Hilal.

    Al Nassr, nga ana e tij, nuk do ta ketë problem t’i përgjigjet pozitivisht kërkesave stratosferike për rrogë të 39 vjeçarit.

    Por, rikthimi në Evropë duket një ide romantike, ndonëse vështirë e realizueshme pasi klubet e Kontinentit të Vjetër nuk kanë mundësi të paguajnë shumë, njëjtë sa në Arabinë Saudite.

    Mediumi spanjoll “Fichajes” raporton se Ronaldo e konsideronte mundësinë e transferimit në Paris Saint-Germain, por që kampioni i Ligue 1 vendosi në fund kundër këtij transferi për arsye financiare.

    Chelsea, Bayern Munich e Atletico Madrid raportohet se e kanë hedhur poshtë mundësinë që ta transferojnë Ronaldon, por thuhet se portugezi e ka dëshirën për t’u rikthyer në Evropë.

    Por, mediumi në fjalë shkruan se ka klube angleze që e duan lojtarin, pa specifikuar emra.

    Për ta bërë këtë dëshirë realitet nevojitet një sakrificë e madhe nga lojtari, pra një shkurtim i dukshëm i rrogës, ndonëse zërat flasin se ai është i lumtur me jetën në Arabinë Saudite.

    Ronaldo po vazhdon të luajë edhe me Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën i ka zhvilluar 217 ndeshje, ndërsa është lavdëruar me të madhe për punën dhe për përkushtimin e tij edhe nga trajneri i ri i Al Nassr, Stefano Pioli. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport07 Janar 2025
    Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë...
    Sport07 Janar 2025
    Rinor Jahmurataj mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri. Futbollisti kualitativ në ditët në vazhdim pritet ta mbyll eksperiencën e...
    Sport07 Janar 2025
    Për fat të mirë gjendja nuk është aq serioze. Armando Broja ka një dëmtim relativisht të lehtë, siç konfirmon stafi mjekësor i...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Kurti ka keqpërdorur 12.5 milion euro, sipas tij duke e e...
    Lajme07 Janar 2025
    Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut...
    Lajme07 Janar 2025
    Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme...
    Lajme07 Janar 2025
    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim...
    Lajme07 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7-11 janar....
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Nuk jemi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.