Mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ishte i ftuar Romeo Veshaj.
Romeo ka shpalosur shumë detaje të ndryshme, duke përfshirë edhe emisionin më të ri që nis në Top Channel.
“Më lër të flas”, titullohet emisioni që moderohet nga Donald dhe Romeo Veshaj.
Romeo ka realizuar një lojë me moderatoret ku duhet tu përgjigjej disa pyetjeve të shpejta ose të pinte.
Një ndër to ka qenë se për çfarë bëjnë sherr me Donaldin, ku ai ka treguar për çështje banale si përshembull kush do çohet të marrë karikusin.
Më tej Rita Petro e ka pyetur nëse janë zënë për ndonjë vajzë.
“Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije”, ka thënë ai duke shtrembëruar fytyrën.
Moderatoret e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur pse bëri atë fytyrë por Romeo e ka anashkaluar, ndonëse nga shijet e Donaldit lë të kuptojë se nuk i pëlqejnë të dashurat e tij, madje mund të themi se është një kunjë e hapur ndaj Trixës, duke qenë se ajo ka qenë e dashura e tij e fundit.