Shumë bashkëpunime të estradës shqiptare po vazhdojnë të ndodhin edhe gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit.
Një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi nga këngëtarja e mirënjohur, Diona Fona dhe aktori dhe moderatori që gjithashtu ka nisur një karrierë muzikore, Romeo Veshaj.
Ishte Romeo ai që postoi një pjesë të shkurtët të duetit teksa shihet bashkë me këngëtaren teksa vallëzojnë dhe këndoi projektin e ri.
“Amante ft Diona Fona, së shpejti”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e videos, që u vërshua me komente të shumta nga ana e fansave të tyre që padyshim mezi presin projektin e tyre të ri.
Kujtojmë që kënga e fundit e Dionës mban titullin “Zari” që e solli verën që lamë pas, teksa ai i Romeos është bashkëpunimi tejet i suksesshëm me Ermal Fejzullahun “Me e mira”. /Telegrafi/