×
  • Vip
  • Vip

    Romancat e yjeve që pushtuan mediat gjatë vitit 2021

    FrontOnline
    03 Janar 2022

    Edhe këtë vit ka pasur lëvizje të shumta sa i përket romancave të reja nga skena e shoubiznisit shqiptar. Edhe pse yjet e estradës zakonisht mundohen të mbajnë të fshehta lidhjet e tyre, prapë janë sytë kurreshtar të publikut dhe mediave të cilët arrijnë t’i kapin bashkë dhe pastaj fotot be tyre përfundojnë në media dhe rrjetet sociale. Ne ju sjellim disa nga romancat e vitit 2021.

    Majk fotografohet në shoqërinë e një vajze misterioze në Prishtinë
    Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka vite që qëndron i heshtur për sa i përket jetës së tij private. Që nga lidhja e tij e fundit publike me Majlinda Zekën, me të cilën ka edhe një djalë, Majk nuk është përfolur më për ndonjë lidhje tjetër.
    Megjithatë, viti 2021 ka sjellë zhvillime në jetën e tij të dashurisë. Kjo pasi ai u fotografua në krahët e një vajze në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.
    E vetëm disa ditë më vonë, u shfaq një video e re e tij në të cilën Majk shihet sërish i shoqëruar nga bukuroshja misterioze, por kësaj radhe në Gërmi. Vet reperi nuk i ka komentuar pamjet që po qarkullojnë në media rozë, duke preferuar të qëndrojë në privatësi të plotë.

    Don Xhoni fejohet me modelen ruse
    Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni”, që nga hyrja në skenën muzikore, arriti të ketë shumë adhurues. Por, që një kohë të gjatë, modelja ruse, Ariana Lirey, e ndjek reperin madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj.
    Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim ka shënuar ‘Mrs Isufi’ – duke bërë lëmsh rrjetin. Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit që të shpërndajë të njëjtën fotografi me mbishkrim në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa në fotografi ka komentuar “Babushka”.
    Modelja ia ka kthyer komentin reperit në gjuhën shqipe “Ti je jeta ime”, e që vazhdimisht vendos këngët e tij në llogarinë private.

    Morena Taraku në lidhje me këngëtarin e njohur turk
    Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë. Kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
    Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.
    Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve. Lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.

    Tuna dhe Patris Berisha sërish bashkë!
    Në mesin e raportimeve dhe aludimeve për ndarje, Tuna dhe Patris Berisha janë parë bashkë sërish.
    Kjo në fakt nuk është hera e parë, gjë që coi fansat të besojnë në një ribashkim. Por, dyshja nuk kanë reaguar në asnjë mënyrë.
    Tuna dhe Patris edhe pushimet e verës I kanë kaluar së bashk. Ndonëse ata nuk u panë të fotografuar pranë njëri tjetrit, në një fotografi paparaci, shihej dora e Patrisit që po e mbante.

    Capital T dhe Adrola Dushi fejohen?
    Capital T dhe Adrola Dushi kanë qenë për një kohë të gjatë kryefjala e medieve rozë. Ata janë përfolur për një lidhje dashurie por një gjë të tillë e mohuan të dy, duke u shprehur se kanë vetëm miqësi të mirë.
    Së fundi, Capital T ka postuar një foto me Adrolën në rrjetin social ‘Facebook’ të shkrepur para disa kohëve.
    Kjo fotografi e bashkangjitur me linkun e këngës së reperit, protagoniste e të cilit është Adrola mori gjithë vëmendjen tek komentet e ndjeksëve. Rrjeti ka zier nga urimet për fejesën e tyre, por ata kanë refuzuar ta mohojnë apo konfirmojnë lajmin.

    Rita Ora në lidhje të re me regjisorin e famshëm
    Rita Ora ka nisur një romancë të re me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi ajo publikoi një foto përkrah tij. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duar në qafë Ritës.
    Se lidhja e tyre është serioze, tregon fakti se Rita tashmë ka njoftuar të dashurin me prindërit e saj, të cilët thuhet se e kanë bekimin për lidhjen e tyre, madje flitet se së shpejti ata edhe do të fejohen./FrontOnline/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.