Roma po lyp trajner për sezonin e ardhshëm.
Emri i Carlo Ancelottit është lakuar pasi ky i fundit po flitet se mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Por ndryshe po mendon kampioni në fuqi i Evropës me klubin e tij.
“Posti te Roma? Jam shumë i lumtur te Real Madridi”, ka thënë Ancelotti për Radio Anch’io Lo Sport.
“Dua të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur”.
“Kontrata ime? Kurrë nuk dihet sa do të qëndroni…kontratat mund të prishen por edhe të zgjaten”.