Atalanta ka ngushtuar diferencën me kreun e Serie A, Napoli, në vetëm një pikë pas fitores së arritur ndaj Romës të hënën.
Rezultati në stadiumin Olimpik ka qenë 0-2.
Roma e ka paur mundësinë për të marrë avantazhin herët në ndeshje, kur Leandro Paredes ka goditur duke detyruar portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, të bënte një pritje të rëndësishme. Pas këtij rasti, ritmi i lojës ka rënë dhe mundësitë e qarta për të dy skuadrat kanë qenë të pakta.
Në pjesën e dytë, Atalanta ka kaluar në avantazh me Marten de Roon që ka shënuar në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, ndërsa dyfishimi i rezultatit ka ardhur pas një goli të Zaniolos në minutën e tetëdhjetë e nëntë.
Pas kësaj ndeshje, Napoli gjendet në krye të tabelës me tridhjetë e dy pikë, ndërsa Atalanta një vend më poshtë me një pikë më pak.
Djemtë e trajnerit Gian Piero Gasperini tani janë trembëdhjetë ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet dhe vazhdojnë të ndjekin ëndrrën për “Scudetto”.
Nga ana tjetër, kjo është një humbje tjetër e madhe për Romën, e cila ka mbetur pa fitore në katër ndeshje radhazi dhe e ka lënë skuadrën në vendin e pesëmbëdhjetë, afër zonës së rënies nga kategoria./RTK/