Rolls Royce së fundmi ka zbuluar një Cameo në miniaturë të cilën mund ta ndërtoni edhe ju në shtëpitë tuaja.
Vepra e artit e bërë nga dru i fortë dhe alumin i lëmuar përmban disa detaje të shkëlqyera.
Rolls-Royce nuk dha një çmim zyrtar për veturën në miniaturë.
Megjithatë, në internet, vetura vlerësohet me 5,500 dollarë.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Rolls ka bërë një model në miniaturë.
Kompania prezantoi modelin në shkallë 1:8 të Cullinan SUV në 2020, të cilin klientët mund ta personalizonin plotësisht për t’u përshtatur me automjetet e tyre të botës reale. /telegrafi