×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.

    Përmes një postimin në platformën X, Rohde tha se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të BE-së për Rritje.

    “Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.

    “Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

    Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

    Aty, Kurti foli për dialogun, duke thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë këtë proces.

    “Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, u tha në një komunikatë të Qeverisë më 20 shtator. /Klankosova

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël. Kështu ka thënë...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë 2030, kryeministri i Kosovës, Albin...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Opinionistja e “Big Brother Vip Kosova 3”, Olta Gixhari ka reaguar pas deklaratës së Gresës. Aktorja tha se “të gjitha rolet merren...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Ka plasur sherri në Prime mes Sarës dhe Xhenetës. Temë diskutimi ishte debati mes Gresës dhe Sarës, kur ndërhyri Xheneta. “Unë i...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Në lidhje me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.