Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Për takimin ka njoftuar Orav, i cili ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.
Ambasadori Rohde e ka shpërndarë postimin e tij, derisa ka thënë se pret që bashkarisht ta sjellin Kosovën më afër Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.
“Faleminderit për vizitën tuaj sot@AivoOrav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Rohde.
Thanks for your visit today, dear @AivoOrav!
Looking forward to jointly bringing Kosovo 🇽🇰 closer to the European Union 🇪🇺! https://t.co/cSvNsfIWDi— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 23, 2024