×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde me porosi si Hovenier: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

    Ambasadori gjerman në një intervistë për RTV21, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

    “Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire  dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në.

    Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni.  Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos  e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jörn Rohde në Click të RTV21.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur në lidhje me mundësinë që deputeti Haki Abazi t'i bashkohet koalicionit që e udhëheq. "Do...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar. Shala thotë për “Front...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Fillimi i dhjetorit do të mbledh ministrat e Jashtëm të aleancës atlantike, NATO. Për dy ditë radhazi do të zhvillohen takime, ku...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një moment jo i këndshëm ka ndodhur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë vizitës në Prekaz, qytetarët kanë bërtitur emrin e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar Ditën e Flamurit ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, për të cilët tha se malli...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Një makinë tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.