×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Kushdo që t`i fitojë zgjedhjet do të përballet me sfidën e dialogut

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të ketë sfidën e dialogut.

    “Sigurisht fushata zgjedhore ose parazgjedhore nuk është se janë nxitëse për dialogun sepse normalisht secili fokusohet tek zgjedhjet, por nuk është se do të lihen anash, kush do që i fiton zgjedhjet do të ketë të njëjtën sfidë”, tha ai.

    Ai ka thënë se tani kemi udhërrëfyesin për energjinë që është në zbatim e sipër dhe se është gjë e mirë që nuk është se ka shumë lajme në atë drejtim.

    “Edhe në Evropë tashmë së voni kemi pasur zgjedhje në Bashkimin Evropian edhe Komisioni do të krijohet së shpejti, pra nuk besoj që do të ketë ndonjë arritje, por që duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe kjo është më rëndësi që të mos dalim nga binarët. Globalisht ka shumë ngjarje fatkeqe si agresioni rus që po vazhdon ende në Ukrainë, luftimet në Gaza tash edhe në Liban, pra besoj që duhet të fokusohemi që të arrijmë rezultate. Këtu nuk ka që ka ndonjë krahasim të drejtpërdrejtë, por që na duhen vendimmarrës politik të cilët i bëjnë ballë këtij rasti, kësaj mundësie dhe përmbushin përgjegjësit e veta ashtu që rajonin ta shtyjnë përpara drejt BE-së”, tha diplomati gjerman në RTK.

    Rohde në këtë intervistë  ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e Asociacionit.

    Ai ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin. “Ne kemi thënë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata ta kontrollojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ky është hapi i parë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për ta bërë anëtarësimin në Këshillin e Evropës shumë shpejt sepse, siç tha ai ato takime nuk mund të thirren shumë shpesh për votim , dhe kjo është sqaruar para ca kohe, pa këtë hap nuk ka garanci për shumicën dhe votimi i dështuar do të ishte katastrofik. Pra duam që të jetë pozitiv, duam që ta kemi Kosovën në Këshill të Evropës, por që Kosova duhet të kryejë punët e veta dhe kjo pritet nga pala, pra kur të hyjë Kosova në organizatë secili qytetarë mund t’i drejtohet si individ gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qoftë për të drejtat e pensioneve apo kundër edhe vendeve tjera, kjo është pra një detyrë e shtëpisë që nuk është kryer nga këndvështrimi ynë”, tha Rohde.

    Po ashtu Rohde tha se Kosova s’mund të bllokohet nga anëtarësimi në organizata.  Ai tha se është shumë e qartë që me Marrëveshjen e Ohrit, Kosova nuk mund të bllokohet nga anëtarësimi në asnjë lloj organizate ndërkombëtare. Megjithatë, për momentin ka një ngecje, dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po përpiqet shumë për të bërë hapa përpara në çështje më të vogla, ndonëse aktualisht është e vështirë.

    Ai ka thënë se sfida më e madhe për të ishin komentet e djeshme të presidentit të Serbisë. “Që të fillojmë me dialogun duhen dy palë që kanë vullnetin për të bërë kompromis, që politika nga një herë duhet të krijojë klimën që është lehtësuese, pra dy palë që janë gati për të bërë kompromise dhe në dialog nuk kemi arritur ndoshta në atë fazë, pra në njërën anë na duhet që Kosova pak a shumë të ecë përpara të bëjë veprime të sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj Serbia ka nenin katër”, tha diplomati gjerman.

    Rohde, tha se Gjermania qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

    Diplomati gjerman i pyetur se a e garanton kjo edhe pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e Procesit tëe Berlinit që do të mbahet javën tjetër, diplomati gjerman beson që kryeministri i Kosovës do të jetë të hënën në Berlin. Sipas tij kjo është një ditë e mirë jo vetëm për Procesin e Berlinit, por për palët që janë të angazhuar në këtë proces.

    “Është dhe një arsye për ta shënuar dhe festuar në kuptimin që së bashku mund të arrimë gjëra duke marrë parasysh që kjo ndodhë në përvjetorin e dhjetë të Procesit të Berlinit që është nisur pra nga ish-kancelaria Angela Merkel. “Kjo tregon pra që Gjermania qëndron, ka qëndruar dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe për ta thënë me fjalë të tjera e bëjmë hapin e radhës. I dërguari ynë Sarazin ka qenë këtu për tetë herë të fundit ndoshta në rajon në një periudhë shumë të shkurtër dhe më të vërtetë është fiksuar tek arritja e këtij kompromisi”, theksoi ai. Sipas tij, janë bërë shumë debate deri të arritja e kompromisit.

    I pyetur se a e ka pasur seriozisht Gjermania që do të vazhdojë edhe pa Kosovën në qoftë se nuk do të bëhej ky kompromis me CEFTA-n dhe me Procesin e Berlinit sepse paralajmërimet edhe të z.Sarazin, nëse nuk ka kompromis do të vazhdohet edhe pa Kosovën, diplomati gjerman tha se sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë. “Po, sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë”, tha ai.

    Diplomati gjerman tha se me të vërtetë është shumë i lumtur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar me këtë kompromis.

    Rohde ka folur edhe për negocimin që është bërë për të arritur deri tek marrëveshja për CEFTA-n.

    “Më duhet të them që ka disa faktor, disa palë dhe është edhe UNMIK-u, do ta nënvizoj, UNMIK-u ka qenë gjithmonë shumë ndihmues, lehtësues në kuptimin e arritjes së konsensusit midis palëve dhe kjo është me rëndësi të theksohet, roli i UNMIK-ut ka qenë dhe mbetet shumë konstruktiv. Sigurisht që ka pasur diskutime të vështira ose të rënda, i keni parë ato intervistat nga i dërguari ynë për Ballkanin Perëndimor, pra nuk dua të flasë për qumështin që tashmë është derdhur, dua të përqendrohem në të ardhmen, është ditë e mire e sotmja për Kosovën, për qytetarët por edhe për të gjithë rajonin po ashtu, sepse kjo e shfaq qartë që Procesi i Berlinit mund të arrijë suksese dhe nuk duhet më Ballkani i Hapur se Ballkani i hapur e mbush atë vakumin kur nuk mund të arrihet”, tha ai.

    Ai u shpreh se Procesit të Berlinit është procesi që duam të përqendrohemi pasi që është gjithëpërfshirës pikë së pari, fokusohet në integrimin rajonal dhe njëkohësisht, paralelisht i përgatit vendet e Ballkanit do të thotë me ato qasjet meritore drejt Bashkimit Evropian.

    “Pra nuk është që të zgjedhim këtë ose atë, pra mbetet gjithëpërfshirës, inkluziv ka udhëzime ose parime mbi të cilat shtet anëtare dakordohen dhe këto 11 vendimet e sotme dhe është shumë ndryshe nga Ballkani i Hapur mu për këtë kemi qenë dhe mbetemi përkrahës të fuqishëm të Procesit të Berlinit”, tha ai.

    Rohde, ka deklaruar se marrëveshja e sotme për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA tregon që kompromisi është i mundur për hir të dobisë së të gjithëve.

    Diplomati gjerman  ka thënë se në 15 vitet e fundit Kosova është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe për këtë nuk kanë dashur që ta lëshohet ky rast.

    “Jemi përpjekur që të bindim të gjitha palët e interesit ndoshta në 15 muajit e fundit për të zhbllokuar disa vendime që kanë qenë në pritje në CEFTA, ndërsa sot është dita që këto vendime janë zhbllokuar dhe është bërë e mundur tashmë nga dy palët e interesit. Serbia kishte kërkuar që Kosova të veprojë ose të lëvizë në kuptimin e masave të sigurisë që përfundimisht rezultojnë me kufizime të tregtisë ndërsa gjermania e ka mbështetur këtë ndryshim të status quos. Në 15 vitet e fundit Kosova është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe kemi dashur që ta lëshojmë këtë gjë”, tha diplomati gjerman.

    Sipas tij, dita e sotme tregon që kompromisi është i mundur për hir të dobisë së të gjithëve. “Dhe jo vetëm ky ndryshim i status quos që Kosova përfaqësohet vet dhe jo më nga UNMIK-u, por kemi parë edhe reagimet publike nga ndërkombëtarët, nga shumë ekspertë e tashmë kemi rritur rrjedhën e lirë të mallrave, ky është lajmi i mirë, dhe 11 vendime tashmë janë zhbllokuar që ditën e sotme”, tha ai.

    Diplomati gjerman shpreson që kjo frymë kompromisi të vazhdojë të mbretërojë edhe në vendimet e ardhshme.

    “Kosova përfaqësohet me fusnotë, tani nuk është vendi më i mirë ndoshta për Kosovën, por është hap i rëndësishëm që do të thotë se nga UNMIK-u te asterisku është një lëvizje, qëllimi përfundimtar gjithsesi është që Gjermania e përkrah e njeh dhe dëshiron ta provojë Kosovën dhe duam që ta kemi të përfaqësuar në çdo organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se sot Kosova ka bërë një hap të madh dhe është një ditë e mirë për gjithë rajonin në fakt, sepse këto 11 masa që janë miratuar sot pastaj edhe vendimet e tjera që do te vijnë do ta rrisin integrimin rajonal dhe në të gjithë botën.

    “Pra ballafaqoheni me fqinjin tuaj, është gjë e natyrshme, e di situatën e mëhershme midis Kosovës dhe Serbisë, por që ne përpiqemi ti minimizojmë konfliktet dh të rrisim bashkëpunimin dhe dita e sotme është e tillë.

    Për mundësinë që fusnota të hiqej edhe Kosova të përfaqësohej më emrin kushtetues, diplomati gjerman tha se po të kishte mundësi të tillë, janë dy palë ose dy anë Kosova dhe Serbia dhe ky ishte kompromisi që ishte i arritshëm dhe ‘mendoj që duke e marrë parasysh gjendjen aktuale është kompromis i mirë’, tha ai.

    Diplomati gjerman tha se është bërë shumë punë për të arritur tek ky kompromis dhe kjo tregon që kjo është e mundur që ecet përpara. “Nuk është ndonjë hap tejet i madh por që është një kompromis i cili do të lehtësoj jetën e të gjitha palëve në çështjen e biznesit siç është: vendim për lehtësimin e tregtisë elektronike pastaj edhe dorëzimin e shërbimeve e kështu me radhë që mund të tingëllojë teknike por që me një fjalë është hap shumë i madh”, tha ai.

    Intervista e plotë:

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.