×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Jam 100% i sigurt se draft-statuti s’bie në kontradiktë me Kushtetutën

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, nuk ka ndodhur zbatimi i tyre.

    Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Rohde tha se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar dhe se duhet ta zbatojë, teksa sipas tij, drafti i propozuar është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

    “I gjithë procesi i cili është shtyrë përpara sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Rohde për Tëvë1.

    Rohde ka komentuar edhe raportin e Këshillit të Evropës, ku tha se është bërë e qartë se duhet themeluar Asociacioni për të bërë avancim drejt anëtarësimit në këtë institucion.

    “Javën e kaluar, raporti i publikuar i ekspertëve eminent të Këshillit të Evropës, nëse shkoni në faqen 13,  mund të gjeni një fjali në të ‘ne presim që për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të zbatohet AKSHS-ja’. Pra, detyra është e qartë. Bëjeni”, tha Rohde.

    Emisarët evropianë dhe ata amerikanë në fund të muajit tetor kishin vizituar Kosovën, të cilët kishin sjellë edhe një draftstatut për Asociacionin.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike. Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë....
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.