CEO i Tesla, Elon Musk, tërhoqi edhe një herë vëmendjen e publikut me deklaratën e tij. Këtë herë, tema ishte Tesla robotaxi. Parashikimet e para ishin se robotët do të jenë në rrugë në vitin 2020, por tani ky afat është zhvendosur në vitin 2024, kohë në të cilën Musk beson se do të sigurohet një vëllim mjaft i madh prodhimi.
A mund të merrni një taksi Tesla pa shofer?
Megjithatë, deklarata që tërhoqi vëmendjen nuk ka të bëjë me atë, por me çmimin e drejtimit të një robot taksi. Gjegjësisht, Musk deklaroi se beson se do të mund të sigurojë udhëtimin më të lirë me taksi deri më tani. Bazuar në projeksionin e kostos, ai pret që drejtimi i një roboti Tesla do të jetë më i lirë se biletat më të lira (të subvencionuara) të autobusit ose metrosë.
Ai po ashtu deklaroi se këto automjete do të jenë plotësisht të optimizuara për vozitje autonome, që do të thotë se nuk do të kenë timon apo pedal për gaz dhe frena. Dhe duke qenë se nuk do të ketë shofer, do të ketë një vend tjetër për pasagjerët, kështu që arrihen kursime shtesë.
Nëse do të ketë sukses në këtë synim, Musk do të sigurojë një të ardhme paqësore për makinat Tesla, sepse do të ndryshojë përfundimisht perceptimin e transportit publik./FrontOnline/