Një robotaksi autonome Waymo është filmuar duke udhëtuar nëpër një kantier ndërtimi në SHBA.
Robotaksi lëvizte ngadalë, ndërsa ndërtimi u ndal për pak çaste për ta lënë automjetin të lëvizte pa dëmtuar asnjë pajisje, me punëtorët që brohorisnin dhe fishkëllenin, përcjell Telegrafi.
Këto pamje vijnë pas incidenteve të shumta rrugore që përfshijnë Waymo, me shumë qytetarë që përdorin masa ekstreme për të treguar që nuk i pëlqejnë ato.
Ndryshe, në mars një hajdut i mundshëm u përpoq të vidhte një veturë të tillë pasi ajo e kishte dërguar pasagjerin në destinacion.
Por, policia lokale është telefonuar menjëherë dhe hajduti u arrestua dhe u akuzua për tentativë vjedhjeje.
Në një incident tjetër të veçantë, një robotaksie Waymo iu vu zjarri në lagjen kineze të San Franciskos.
A Waymo just drove into a construction site in Los Angeles 🤦♂️
— Jeff 💙✌️ (@JeffTutorials) April 10, 2024