Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi janë ndër çiftet më të komentuara shqiptare.
Dyshja që kurorëzuan dashurinë me martesë madhështore në maj të këtij viti me shumë të ftuar janë gjithashtu në pritje të fëmijës së parë.
Teksa nuk mungojnë postimet e ndryshme dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, disa imazh përkrah Marigonës, Robini i ka ndarë edhe sot ( e shtunë) për të uruar besimtarë e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.
“Urime festa e Kurban Bajramit’, ka shkruar Robini në mbishkrimin e fotove.
Të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e miqve të tyre dhe fansave në hapësirën e komenteve.
Në anën tjetër, kujtojmë që të dy kanë karriera të suksesshme, Robin si boksier profesionist, ndërsa Marigona si modele dhe imazh i markave të ndryshme.