Ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar që kanë qenë në qendër të vëmendjes mjaft shumë kohëve të fundit.
Bëhet fjalë për boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi si dhe partneren e tij, tashmë të fejuarën Marigona Krasniqin.
Dyshja, të cilët u fejuan në fillim të këtij viti, në këtë muaj po ashtu kanë treguar se po bëhen prindër për herë të parë.
Krahas kurorëzimit në Gjermani, ata në shumë prej intervistave kanë theksuar se do të bëjnë edhe një dasmë.