Ka disa ditë që është duke u shkruar në mediat rozë për një ribashkim në mes të këngëtares, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.
Ata u fotografuan së bashku në aeroportin e Prishtinës, pasi që ata kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Turqi së bashku.
Bashkë më dyshen në fjalë ka qenë edhe vajza e tyre, Reene.
Për raportin e tij me Norën, Robert Berisha foli në një intervistë në ATV, ku këngëtari tha se asnjëherë ata nuk janë ndarë.
“A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre”, ishte pyetja që iu drejtua Robertit
“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, tha ai.